• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OSBE/ODIHR-Bushatit: Zgjedhjet e 25 qershorit më të mira të zhvilluara në vend
Home
Shqipëri

OSBE/ODIHR-Bushatit: Zgjedhjet e 25 qershorit më të mira të zhvilluara në vend

31 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti në ambientet e MEPJ delegacionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit në Shqipëri, të kryesuar nga Ambasadori Peter Tejler.

Ministri Bushati falënderoi misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR i cili monitoroi zgjedhjet në Shqipëri, me ftesë të qeverisë shqiptare, si dhe punën e bërë prej tyre për përgatitjen e raportit përfundimtar.

Ai i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit si zgjedhjet më të mira të zhvilluara në periudhën e pas tranzicionit, ku klima politike e krijuar me marrëveshjen midis dy drejtuesve të forcave kryesore politike në vend, krijoi kushtet e duhura, jo vetëm për përfshirjen e opozitës në këto zgjedhje, por edhe për standarde më të larta të tyre. Ministri Bushati i bëri me dije delegacionit të OSBE/ODIHR, se forcat politike në Shqipëri kanë shprehur vullnetin e tyre për të zhvilluar një reformë zgjedhore të thellë dhe të gjithanshme në vend, për çka kanë ngritur edhe komisionin e posaçëm parlamentar për zhvillimin e kësaj reforme.

“Është me interes që fryma e konsensusit politik për reformën zgjedhore të vijojë deri në realizimin e saj, në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore”. Ministri Bushati përshëndeti edhe nismën e BE-OSBE/ODIHR për zhvillimin e një reforme të sistemit zgjedhor në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka do t’i shërbejë edhe reformës së nisur në Shqipëri.

Ambasadori Tejler falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë në përmbushjen e misionit të tyre të vëzhgimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri si dhe për mundësinë e krijuar për prezantimin e raportit final të OSBE/ODIHR.
“Ne e vlerësojmë,- tha ai,- zhvillimin e debatit në vend për përmirësimin e sistemit zgjedhor, ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për zgjedhjet, për të ndërmarrë reformën e duhur zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”. Ambasadori Tejler u shpreh se OSBE/ODIHR është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë aktorët në Shqipëri për realizimin e reformës zgjedhore në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Policia e Kosovës: Shmangni pikën kufitare të Merdares
Previous article Tërmet në veri të Italisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT