Një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është shpëtuar pasi ka rënë një ortek bore në Brezovicë, njofton Klan Kosova.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosova Ilir Morina – Kryeshefi i agjencisë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovës, i cili tha se një person ka vdekur ndërkaq tjetri është shpëtuar nga një zyrtar i agjencisë.
Dyshohet se personi i vdekur me iniciale Arian Daci është djali i Nexhat Dacit – zëvendësministër i diasporës.
Klan Kosova raportoi sot në mëngjes se rruga për në Brezovicë është bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.


