Banorët e “Unazës së re” protestuan para disa ditësh para kuvendit ku përplasën me punonjësit e policisë e cila u shëndërrua në një “luftë” midis banorëve dhe efektivëve.
Nga kjo protestë e dhunshme mbetën të lënduar dy punonjës të uniformave blu, një police e cila humbi gishtat dhe një efektiv i cili humbi dëgjimin në një vesh.
Sot policia dha vendimin për të 11 të arrestuarit ku 10 prej tyre u vendos masa “detyrim paraqitje” dhe në burg mbeti Dorjan Protoduari militant i PD dhe organizator i protestës në “Astir”.
Ky i fundit, jo vetëm që ka qënë një nga më aktivët në protest por edhe në gjyq nuk ka harruar ti ngrejë dy gishtat lart.




