• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ORGANIZATË E DHUNSHME”? Pikëpyetjet e “heqjes së vizës amerikane” për Lulzim Bashën dhe a është kjo arsyeja, pse u ul në tryezë
Home
Politikë

“ORGANIZATË E DHUNSHME”? Pikëpyetjet e “heqjes së vizës amerikane” për Lulzim Bashën dhe a është kjo arsyeja, pse u ul në tryezë

18 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Ditë pasi krejt në mënyrë të beftë, opozita egërshane bëhet “pulë” e ulet në tryezën e reformës zgjedhore, për më tepër me dy të urryer – Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin – vijojnë pikëpyetjet e mëdha se ç’e detyroi që kapitullonte kaq lehtë politikisht, referuar kauzës që ndërtoi në një vit me aksione ekstreme, duke pranuar pra dialogun me qeverinë, por dhe me një përfaqësuese të opozitës së re?

Ulja në tryezë erdhi pa asnjë zhvillim paraprak, pa asnjë sinjal paralajmërues, pa asnjë lloj natyrshmërie si finalizim i një debati të nxehtë apo përplasjeje mes palëve.

Por erdhi gjithashtu, për koinçidencë ndoshta, disa orë pasi në studion e Open-it të Eni Vasilit, ish-kreu i kuqezinjve politikë Kreshnik Spahiu do deklaronte se amerikanët i kanë pezulluar vizën kreut demokrat Basha. U përbetua që kjo që po thoshte ishte e vërtetë e ftoi mediat ta verfikonin.

Të nesërmen e ofrimit të këtij fakti, mediat nuk verifikuan asgjë, madje as që e trajtuan atë që kishte thënë nga Spahiu një natë më parë, qoftë dhe duke e pyetur vetë Bashën në daljen e tij para mikrofonëve, duke zgjedhur të fokusohen vetëm te ulja në tryezë e opozitës.

Dhe jo thjesht për koiçidencën e këtyre episodeve – të dhënën e Spahiut mbi masën amerikane ndaj Bashës, e më pas urtësimin e këtij të fundit duke iu qasur dialogut, shfaqin logjikshëm një lidhje mes tyre.

Së paku nga fakti se nuk ka dyshim që gjatë kësaj kohe, deri te ulja në tryezë, kanë ndodhur zhvillime undergraund e jo domosdoshmërisht me ecejake fizike ndërkombëtarësh në Tiranë.

Por që këta të fundit, ku padyshim veçojnë amerikanët, të cilët përdorin dhe instrumenta presioni, kanë luajtur kartat e fundit për t’i gjetur shtegun një situate pa rrugëdalje në nisjen e 2020, ku pas 6 muajsh është prova e radhës për negociatat.

Dhe dihet tashmë se i gjithë konstrukti komunikativ mes ndërkombëtarëve dhe opozitës ka rënë, ezauruar me të gjitha format për gati një vit, çfarë mbetej në fund vetëm karta e presionit me atë që amerikanët e fusin gjithnjë në përdorim në të tilla rastet – vizën, refuzimin e saj.

A nuk ishin këta amerikanë që mundësuan zhvillimin e 30 qershorit pa asnjë rezistencë nga opozita vetëm me paralajmërimin për përfshirjen e saj në “organizatë të dhunshme”?

E gjersa ka ndodhur kjo, si një precedent i freskët, pse të mos ketë ndodhur dhe kjo tjetra – pra diktati me vizën – gjersa na shfaqet befas një opozitë e urtë e luajale?

Tek e fundit, ishte më e fundit kartë që kishte mbetur për t’u luajtur!(Tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM/ Kush është 46-vjeçari që u prangos sot. Pse ishte dënuar
Previous article “NGA FESTA PËR SANREMO NË ITALI TEK GOJËT E LIGA NË TIRANË"/ Rrëfehet Alketa Vejsiu: Kam punuar fort, jam përgatitur për këtë ditë, por…

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT