• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Organizata e Kombeve Të Bashkuara: 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri vijnë nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës
Home
Ekonomi

Organizata e Kombeve Të Bashkuara: 80% të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri vijnë nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës

7 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Ndër fatkeqësitë natyrore, përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës i krijuan dëmet më të mëdha ekonomike Shqipërisë gjatë periudhës 1990-2014 sipas përllogaritjeve të bëra nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga fatkeqësitë (UNISDR).

Gjatë 24 viteve, 38.2 për qind e dëmit ekonomik është krijuar nga përmbytjet dhe 33.5 për qind, nga rrëshqitja e tokës dhe 7 për qind janë dëme të krijuara nga përmbytjet e shpejta. Pjesa e mbetur e dëmeve prej rreth 20 për qind ndahet ndërmjet dëmeve që kanë sjellë tërmetet, shtrëngatat, zjarret, stuhitë e borës etj.

Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit që gjatë periudhës 1990-2014 në Shqipëri janë shkatërruar plotësisht 118 shtëpi, dhe janë dëmtuar rëndë rreth 2000 të tjera dhe janë zhvendosur nga vendbanimet më shumë se 3600 njerëz. Sipas OKB-së dëmi ekonomik ka qenë 21 milionë euro, por sipas autoriteteve shqiptare humbjet nga fatkeqësitë natyrore janë shumë herë më të larta me 36 milionë euro në një vit kalendarik.

Por Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit humbjet nga fatkeqësitë natyrorë në bazë të disa klasifikimeve. Një fatkeqësi që të konsiderohet e tillë duhet të kenë humbur jetën të paktën 10 persona, mbi 100 persona të tjerë duhet të jenë të rrezikuar seriozisht dhe kur qeveria kombëtare duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të bëhet thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Shqipëria që nga viti 2010 ka pësuar të paktën 4 përmbytje të mëdha, por qeveria përmbytjen e fundit nuk e përllogariti si katastrofë natyrore. Për pasojë ndihmat nga jashtë dhe detyrimet e brendshme për kompensim janë vetëm në bazë vullnetare.

Drejtoria e Emergjencave Civile në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Që nga 2009, ku përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, dëmi në total në vlera neto i krijuar deri në fund të 2015-s llogaritet rreth 200 milionë euro.

Vetëm nga reshjet e 6 janarit 2015 që krijuan përmbytje në disa zona në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug të vendit, dëmi u llogarit në rreth 15 milionë euro nga të cilat rreth 9 milionë euro u krijuan nga shembja e rrugëve dhe urave./monitor.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Tre vjeçarja u abuzua seksualisht nga i dashuri i nënës së saj: Dhe e ëma e dinte!
Previous article Rrëfehet këngëtari i njohur: Isha në depresion por muzika dhe Zoti më...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT