• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Organet gjermane hetojnë rastin e gazetares së vrarë në Maltë
Home
Europë

Organet gjermane hetojnë rastin e gazetares së vrarë në Maltë

25 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Familja e Daphne Galizia u ka dhënë autoriteteve gjermane të dhënat për gazetaren e vrarë. Familjarët nuk kanë besim tek autoritetet e Maltës ndaj kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet gjermane.

Dy laptopë dhe tri disqe me të dhëna të gazetares Daphne Caruana Galizia, janë tani – sipas të dhënave të mediave gjermane – në duart e Zyrës për Hetimin e Krimeve (BKA). Familja e gazetares së vrarë para një viti nuk ka dashur që këto të dhëna t’ua japë hetuesve nga Malta, sepse Caruana Galizia nuk kishte besim tek policia lokale.

Kështu njoftojnë gazetat “Süddeutsche Zeitung” dhe “Zeit”, të cilat janë pjesë e hulumtimeve në “Projektin Daphne”, që i kushtohet vrasjes së gazetares nga Malta. BKA i tha Deutsche Welles se aktualisht nuk ka ndonjë qëndrim rreth kësaj vrasjeje.

A ka të dhëna interesante në kompjuterë?

Në kompjuterë gjenden të gjitha hulumtimet dhe shkëmbimi i letrave të gazetares së vrarë. Të dhënat konsiderehen si shumë interesante dhe këtu mund të ketë ndoshta edhe indicie për motivet e vrasjes së saj. Gazetarja kritike ndaj qeverisë u vra më 16 tetor 2017, me një autobombë në Maltë. Vrasja e saj shkaktoi indinjatë të thellë në mbarë botën.

The Daphne Project Info Bild (The Daphne Project )

53-vjeçarja ka zbuluar shumë afera korruptive në Maltë. Ajo ka hulumtuar ndër tjera edhe të dhënat për “Panama Papers”, të drejtuara ndër tjera edhe kundër kryeministrit socialdemokrat Joseph Muscat dhe gruas së tij.

Familja ka frikë nga humbja e të dhënave

Bashkëshorti dhe djemtë e Caruana Galizias kanë frikë se policia e Maltës mund t’i zhdukë dëshmitë që zbardhin vrasjen dhe motivet e vrasjes së gazetares. Ata kanë frikë se hetuesia e Maltës mund ta kompromentojë gazetaren. Ndaj kanë vendosur që të dhënat të dërgohen në Gjermani, sepse kanë besim tek autoritetet gjermane se nuk do të zhdukin asnjë dëshmi.

Prokuroria në Wiesbaden e ka njoftuar prokurorin e rastit në Maltë se mund t’u jepet një kopje e të dhënave, njofton gazeta “Zeit Online”. Gjykatësi nga Malta Aaaron Bugeja është njoftuar po ashtu për përmbajtjen e të dhënave në kompjuterë.

Hetuesit nga Malta kanë mundur të shikojnë deri tani vetëm një herë kompjuterët me të dhënat e gazetares deri në vitin 2015. Nëpunësit gjermanë i kanë thënë “Süddeutsche Zeitung”, se nuk përjashtohet mundësia që autoritetet e Maltës të kërkojnë edhe të dhëna të tjera nga kompjuterët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Me pasaportë false drejt SHBA, pasi shoqen ia rrëmbyen dhe vranë. Rrëfimi prekës i shkodranes së dëbuar
Previous article Salah: Jemi 11 kundër 11, e kaluara nuk ka rëndësi në një finale…

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT