Pa praninë e opozitës, Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme projektvendet për shtimin e buxhetit dhe stafit të organeve të reja të vettingut.
Tre projektvendimet kaluan me 72 vota pro.
Projektvendimet e miratuar janë:
- “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.
- “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.
- “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.


