• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ORGANET E DREJTËSISË/ Nënkryetarja e Kuvendit Hysi shpjegon procedurat e ndërtimit
Home
Aktualitet
Drejtësi

ORGANET E DREJTËSISË/ Nënkryetarja e Kuvendit Hysi shpjegon procedurat e ndërtimit

23 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtarët që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë po kalojnë në filtrin e organeve të vetingut.

Ndërsa anëtarët që emëron Kuvendi për secilin institucion, që vijnë nga radhët e avokatëve, pedagogëve të drejtësisë dhe shoqërisë civile, verifikohen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kuvendi është gati të nisë punën për të zgjedhur anëtarët e vet. Por po pret vlerësimin e të huajve edhe për tre kandidatët e shoqërisë civile për vendin vakant në Këshillin e lartë të prokurorisë. Kandidaturat e shoqërisë për Këshillin e prokurorisë mbërritën në Kuvend pasi u mbyll sesioni parlamentar. Mungesa e këshillit të lartë të prokurorisë, shkaktoi ngërçin me zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm.

“Pa dyshim kriteret ishin të forta, sepse bëhet fjalë për zgjedhjen e qeverisë së gjyqësorit, por nuk e kisha menduar, që përfaqësues të shoqërisë civile të mos kishin besim dhe predispozitë”, tha Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi legjislaturën që shkoi asistoi në çdo hap reformën në drejtësi. Zonja Hysi thotë se në këtë fazë nuk ka arsye për vonesa.

“Çdo afat lidhet me momentin kur na vjen lista me të gjithë kandidatët nga sekretari i përgjitshëm dhe OMM ndërkohë ka bërë dhe vlerësimin”, thotë ajo.

Që nga ky moment puna nis brenda 24 orëve në Komisionin e Ligjeve të cilët do të kenë përpara dy lista me emrat që i plotësojnë dhe nuk i plotësojnë kriteret. Ata vlerësohen nga një nënkomision me tre anëtarë nga mazhoranca e dy nga opozita. Shorti është parashikuar si mekanizëm zbllokimi.

“Komisioni i voton kandidaturat me 4 vota. Në rast se nuk merren katër vota, atë herë hidhet shorti”, vijon Hysi.

Në momentin që krijohen dy listat unike me 5 emra për KLGJ dhe 5 për KLP, Parlamenti ka 7 ditë kohë për miratimin e tyre me 2/3 tretat e votave. Nëse zgjedhja dështon nënkomisioni brenda dy ditëve dërgon një listë tjetër. Dhe në rast edhe të një dështimi të tretë…. “Atëherë lista e depozituar quhet e miratuar”, thotë ajo.

Edhe nëse Kuvendi e kryen misionin e tij në afat, ngritja e KLGJ dhe KLP varet nga ritmi me të cilin organet e vetingut do të verifikojnë kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë. “Nuk kemi informacion se në çfazë është trajtimi i dosjeve të kandidatë, dhe se çfarë problematikash do kenë kandidatët”, thotë Hysi.

Brenda dy muajve nga ngritja e organeve të drejtësisë, ngrihen dhe ato ku janë bazuar dhe pritshmëritë më të forta për suksesin e reformës në drejtësi: “Krijimi i KLP-së, sjell tre kandidaturat për prokuror të përgjitshëm, brenda dy muajve ngrihet BKH dhe SPAK”, tregon znj. Hysi.

Nënkryetarja e Kuvendit është optimiste që korpusi i organeve të reja të drejtësisë kompletohet në pranverë “unë them që po”… Dhe uron që opozita të jetë pjesë e procesit.

Pas zgjedhjes nga socialistët të kryeprokurores së përkohshme, opozita paralajmëroi protesta në janar dhe tre skenarë për marrëdhënien me Parlamentin. I pari kushtëzohet me rikthimin në kushtetuetshmëri të prokuororisë së përgjitshme, i dyti: bojkot pa afat dhe i treti: djegie e mandateve, por vetëm nëse kjo bëhet nga e gjithë opozita./ tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) 'Tronditet' Manchester United, Vardy kalon në epërsi Leicesterin
Previous article (VIDEO) Juventus në avantazh, Benatia ndëshkon Romën

g.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT