• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ORARET E REJA, SI DO PUNOJË ADMINISTRATA? Ata që kanë fëmijë në shkollë, orar pune në varësi të orëve të mësimit të fëmijës
Home
Sociale

ORARET E REJA, SI DO PUNOJË ADMINISTRATA? Ata që kanë fëmijë në shkollë, orar pune në varësi të orëve të mësimit të fëmijës

18 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të martën e kësaj jave Departamenti i Administratës Publike miratoi urdhrin që specifikonte rregullat standarde të punës të harmonizuara gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, ku ndër të tjera jep edhe mënyrën sesi do organizohet puna në distancë dhe në zyrë nga administrat.

Sipas DAP gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë, institucionet e administratës shtetërore janë të detyruara të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distance online).

“Për realizimin e detyrimit të përcaktuar ne piken I, të këtij neni, institucionet e administratës shtetërore duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe të atyre që do të kryejnë detyrat nëpërmjet telepunes. Grafiku duhet të miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm përkatësisht për Kryeministrinë dhe ministritë e linjës dhe nga titullari i institucionit për institucionet e varësisë.

Sekretari i Përgjithshëm apo titullari i institucionit, për prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, përcakton një orar ditor të punës të ndryshëm nga ai i miratuar me VKM-ne nr. 511, date 24/10/2002, të ndryshuar, në varësi të orarit që fëmija/fëmijët do të frekuentojnë mësimin, por duke siguruar që kohëzgjatja maksimale e tij të mos ndryshoje” thuhet në urdhër.

Sa i takon punonjësve në institucione urdhri sanksionon se duhet të ruhet distanca 2 metra ndërsa pë rata që do të punojnë në distancë do të duhet të plotësojnë disa kritere lidhur me profilet që kanë.

Po kështu këta të fundit duhet të jenë në dispozicion të eprorit të tyre gjatë gjithë orarit të punës. Po kështu punonjësit në distancë duhet të jenë të aksesueshëm online në çdo moment gjatë orarit të punës ndërkohë që do të kenë thirrje në ekip të paktën një herë në ditë dhe të informojnë për realizmin e detyrave të tyre.

Ofrimi i shërbimeve ndaj publikut

DAP sjell në vëmendje se pavarësisht se do të aplikohen masat si për punën nga zyra edhe nga shtëpia ajo që duhet të mbahet parasysh nga institucionet është ofrimi i shërbimeve për publikun.

“Institucionet e administratës shtetërore duhet të garantojnë ofrimin e shërbimeve ndaj publikut gjatë gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke hartuar një plan masash për të minimizuar kontaktin midis qytetarëve dhe nëpunësve/punonjësve dhe për të shmangur grumbullimin e tyre në sportele apo ambiente të tjera të brendshme. Plani i masave duhet të përfshije rastet e ofrimit të shërbimeve online, duke shfrytëzuar përdorimin e mjeteve te komunikimit elektronik për të nxitur qytetarët ti përdorin” thuhet në urdhër./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRAGJEDITË NUK KANË MBARIM PËR FAMILJEN"/ Miqtë përlotin me mesazhet për vdekjen e 28-vjeçares nga Covid (FOTO)
Previous article HYSAJ ME COVID-19/ Reja fikson 11-shen për fitoren e radhës. Ja si pritet formacioni ndaj Bjellorusisë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT