Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për sanksionet e vendosura ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit.
Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Berisha kishte qëndrim interesant, duke pretenduar se Rakipi nuk është shpallur non grata sepse ka blerë vota në llogari të Ramës, por sepse ka ngrënë drekë me Bashën. Ai ironizon duke e quajtur këtë si “opozitë e vërtetë”.
Postimi i Gazment Bardhit:
Gazment Bardhi: Qëndrim ineterestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe.