• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Opozita si “PONS PILATI”/ Mohojnë vendimin. Habit Jorida Tabaku: Njerëzit na kanë kërkuar të drejtojmë protestën!
Home
Shqipëri

Opozita si “PONS PILATI”/ Mohojnë vendimin. Habit Jorida Tabaku: Njerëzit na kanë kërkuar të drejtojmë protestën!

14 February, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Opozita ka nisur që të lajë duart si “Pons Pilati” që tani, në lidhje me atë që pritet të ndodhë në protestën e 16 shkurtit, duke e mohuar faktin se liderët e saj i kanë ftuar qytetarët dhe po i lusin qytet më qytet që të mblidhen të shtunën në Tiranë. Vendimi për realizimin e kësaj proteste është marë më 22 janar nga liderët e partive aleate dhe mbledhja e Kryesisë së PD.

Por çuditërisht sot anëtarja e Kryesisë së demokratëve, Jorida Tabaku i ka bërë dalje këtij vendimi që ka miratuar edhe vetë. Në studion e Top Talk në TCH, zonja Tabaku duke shpjeguar detajet e protestës së orës 11.00 të shtunës ka deklaruar se në të “nuk do të flasë zoti Basha”. Sepse sipas saj “e kanë në dorë qytetarët protestën”. Tabaku tha se “opozita po i prin zemëratës njerëzore. Njerëzit na kanë kërkuar që ta drejtojmë këtë protestë. Ne do të jemi që të sigurohemi që të mos i ndodhë asgjë protestuesve”.

Kjo deklaratë dhe kjo qasje tinzare sipas parimit “hidh gurin e fshih dorën”, është tipike ballkanike dhe pjesë e shkollës më të keqe të politikës shqiptare. E gjitha kjo, të kujton skenën Biblike të Kryqëzimit të Krishtit. Momentin kur ndoshta Pilati donte të bënte atë që ishte e drejtë, por donte edhe të mos vinte kokën në rrezik e t’i bënte qejfin turmës. Në fund, vendosi karrierën e tij para ndërgjegjes dhe drejtësisë. Kërkoi ujë dhe lau duart, duke pretenduar se ishte i pafajshëm për vdekjen që sapo kishte miratuar. Edhe pse besonte se Jezui ishte i pafajshëm, Pilati dha urdhër që të qëllohej me kamxhik dhe i lejoi ushtarët që ta tallnin, ta goditnin dhe ta pështynin.​ (Mateu 27:24-31) 

Për analogji, edhe opozita jonë në këtë rast, sipas asaj që kuptohet në ligjërimin publik të zonjës Tabaku, duket se e ka miratuar dhunën që mund të ushtrojë ndonjë grup protestuesisht ndërkohë që po nxiton që të lajë duart. Duke deklaruar se nuk është lidershipi i saj që po e organizon 16 shkurtin, por qytetarët dhe ata thjeshtë do jenë atje fiks në rolin e Pons Pilatit.

Askush nuk mund ta gëlltisi këtë çorbë, për të cilën edhe ndërkombëtarët po paralajmërojnë që tani. Ambasada e SHBA deklaroi se “dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”. 

Fakti që zëdhënëse e dhunës së paralajmëruar u bë edhe një deputete si Jorida Tabaku, tregon se kjo gjë është e vendosur tashmë dhe thjeshtë po përdoret si alibi për ta pasuar fajësinë gjetkë. Por shqiptarët e ndërkombëtarët i kanë sytë në ballë dhe mendjen në kokë. Ata kanë ditur dhe do të dinë gjithmonë që të ndajnë “Pons Pilatët” e ndëshkuar nga historia, nga zjarrvënësit e verbër dhe viktimat e saj.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË SFIDËS NDAJ FROSINONES/ Allegri: Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të...
Previous article I HODHI BOJË RAMËS NË KUVEND/ Rrjeti "sulmon Palokën: Nuk je ti alternativa e re! Turp i madh (FOTOT)

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT