• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA NGELI HOTELEVE”/ Balla: Nuk dimë arsyen pse s’vijnë në Parlament
Home
Politikë

“OPOZITA NGELI HOTELEVE”/ Balla: Nuk dimë arsyen pse s’vijnë në Parlament

13 November, 2018 F.autor Politikë

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla gjatë një takimi në Bashkinë e Përrenjasit deklaroi se opozita ka për detyrë që të vij në Parlament dhe të miratojë ligje dhe jo të rrijë nëpër hotele, siç po bën kohët e fundit.

Balla tha para banorëve të Përrenjasit se pakica është votuar që të miratojë ligjet që u vinë në ndihmë komuniteteve dhe të paktën të marrë pjese në diskutimin e buxhetit.

Por Balla shtoi më tej se maxhoranca nuk e ka kuptuar ende se cilat janë arsyet pse opozita nuk shkon në Parlament.

““Ne jemi duke diskutuar buxhetin. Buxheti i Bashkisë Përrenjas për vitin e ardhshëm do të ketë përsëri një rritje. Janë goxha investime të parashikuara për këtë bashki.

Meqenëse opozitës ne i kemi dhënë mundësinë të drejtojë Bashkinë e Përrenjasit, nga këtu do t’i kërkoja të vijë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të diskutojë, jo ta votojë, por të vijë e të diskutojë.

50 % e popullit të Bashkisë Përrenjas ka votuar për opozitën aktuale në Kuvendin e Shqipërisë.

Detyra e çdo deputeti është të jetë në sallën e Kuvendit; të jetë aty; të diskutojë për statusin e minatorit; për statusin e naftëtarit; për rritjen e pensioneve.

Me këtë rast dua t’i garantoj të gjithë pensionistët se menjëherë në fillim të Dhjetorit do të fillojë të shpërndahet shpërblimi për Vitin e Ri që këtë vit është më i rritur sesa vitin e kaluar.

Pra, për këto është deputeti në Kuvend, për të diskutuar ligje, jo për të ndenjur nëpër hotele. Kemi 3 muaj, nuk dimë ende arsyen pse opozita nuk është në Parlament.

Ne si PS do të miratojmë në dt.3 Dhjetor buxhetin e shtetit, nga i cili e ripërsëris presim shumë investime edhe për Bashkinë Përrenjas, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga opozita, në asnjë moment nuk është parë e diferencuar, përkundrazi është parë e favorizuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.””, ka thënë Balla.

Balla-opozita

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARRATIA"/ Ish-kryeministri Gruevski kërkon AZIL POLITIK në Hungari
Previous article PO SHKËLQEJNË/ Ecuria e PARTIZANIT të SKËNDER GEGËS, ndër më të mirat në Ballkan

F.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT