• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPOZITA NË PROTESTË/ Mbi 1500 policë në gatishmëri, mister skenari, Berisha: Cunami po afrohet
Home
Politikë

OPOZITA NË PROTESTË/ Mbi 1500 policë në gatishmëri, mister skenari, Berisha: Cunami po afrohet

13 April, 2019 F.autor Politikë

Pasditen e sotme në orën 18:00 opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e radhës para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama nga pushteti, pasi e akuzon si të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Kjo do të jetë protesta e tretë para selisë së qeverisë dhe e teta në total duke përfshirë edhe ato para parlamentit gjatë zhvillimit të seancave plenare.  E ndërsa protestat e tjera opozita i ka zhvilluar paradite para Kryeministrisë, sot ka vendosur që të ndryshojë skenar duke u zhvendosur pasdite, ndërsa ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë më pas, sa do të zgjasë, deri kur do të qëndrojnë militantët e partive opozitare, PD-së dhe LSI-së në bulevard.

Simpatizantët e dy partive kryesore kanë nisur përgatitjet, teksa disa prej tyre janë nisur që në mëngjes për në kryeqytet.  Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit me kamera sigurie, dronë, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit, autoblinda për monitoruar gjithcka dhe ndërhyrë në rast se do të ketë eskalim të situatës. Paraditen e djeshme janë pastruar kamerat e sigurisë për të pasur një fokusim të qartë, për të shmangur ngjitjen e protestuesve, shtyllat janë lyer me graso, ndërsa u vendos mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.

Pjesë e masave të policisë është edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’ lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve. Përfaqësitë ndërkombëtare kanë dënuar dhunën në tubimet e kaluara duke bërë thirrje për protesta paqësore, ndërsa e kanë cilësuar të gabuar djegien e mandateve dhe largimin e opozitës nga Kuvendi. Ndërkohë që sot nuk do të ketë protestë vetëm në Shqipëri, pasi janë paralajmëruar protesta masive antiqeveritare edhe në Serbi.

Disa orë para protestës, Berisha: Cunami po afrohet, regjimi po dridhet


Disa orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, Sali Berisha shkruan se ‘Shqipëria po marshon drejt Tiranës. Cunami po afrohet, regjimi po dridhet” thotë ai. Opozita do të protestojë në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË E DASHURA E LAUTARO MARTINEZ/ Bukuroshja superseksi "çmend" Instagramin me format e trupit (FOTO)
Previous article DROGË NË GOMËN E MAKINËS/ Kapet "MAT" 39-vjeçari në Kakavijë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT