• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPOZITA KUNDËR/ Banorët e Kodër-Kamzës në mbrojtje të shkollës së re: Shyqyr erdhi kjo ditë… (VIDEO)
Home
Aktualitet

OPOZITA KUNDËR/ Banorët e Kodër-Kamzës në mbrojtje të shkollës së re: Shyqyr erdhi kjo ditë… (VIDEO)

10 April, 2019 F.autor Aktualitet

Banorët e Kodër-Kamzës në njësinë administrative Nr.11  të bashkisë Tiranë, kanë dalë sërish sot në mbrojtje të projektit të shkollës së re “Nënë Tereza”.

Ata kanë kërkuar nisjen sa më parë të punimeve për ndërtimin e shkollës së re, pasi ajo do u shërbejë 30 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë.

Banorët shprehen se aktualisht janë të detyruar që të shpenzojnë 300 lek në ditë për të çuar fëmijët e tyre në shkollë.  “Praktikat t’i bëjnë poshtë, ua kanë caktuar vendin ua kanë caktuar vendin. Praktikat e universitetit bujqësor kanë qenë bërë në Valias. Edhe s’ka rrugëdalje tjetër.  Unë kam ardhur për të filluar punë, të fillojë puna se kemi kalamajt, paguajmë 3 mijë lekë në ditë. Kemi 1 javë që vijmë këtu se paguaj 3 mijë lek unë për kalamajt që të çoj në shkollë”, tha një prej banorëve.

Një tjetër banor i cili jeton aty që prej viteve ’60, thekson se kërkesa për ndërtimin e shkollës është një kërkesë e hershme e këtij komuniteti, por që është zvarritur.  “Aktualisht këta banorë që kërkojnë shkollën e mesme dhe 9-vjeçare ka vite që e kërkojmë dhe shyqyr Erion Veliajt që iu dha mundësia për ta kthyer në tokë të Bashkisë së Tiranës dhe të kompensojë pronarët. Se deri dje me pronarë, pse se bëri atë masterplanin. Ka tre pronarë kjo toka. Kjo hapësirë i është kthyer pronarëve. Janë kompensuar. Dhe janë tre pronarë që janë dëmshpërblyer. Shkolla do bëhet dhe i kthehet 30 mijë banorëve. Studentët janë sot nesër ikin në shtëpitë e tyre, kurse ne jetojmë këtu. Çfarë të keqe ka që bëhet një shkollë dhe u vjen në ndihmë komunitetit. Ka 30 vjet, tani u kujtua universiteti.  Ka 30 vjet që rri djerrë. Unë kam që në vitet 60 këtu dhe e di shumë mirë dhe se ku ka qenë kopshti botanik, krejt territori që u shit nga rektorët që nga Petrit Rama e Besnik Gjongecaj e me radhë që është zënë hapësira. Çudi që zgjasin, automatikisht duhet të fillojë punimet. 30 mijë banorë vijnë këtu sepse kanë shkollë. Çfarë të keqe kanë nga arsimi, nuk i kuptoj”, theksoi banori tjetër.

Shkolla në Kodër Kamëz është një nga 17 shkollat e reja që bashkia e Tiranës ka parashikuar të ndërtojë në gjithë Tiranën, për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë mësimit me dy turne dhe për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Manchester Unitedi ofron 105 milionë euro për mbrojtësin e Serie A..
Previous article GRABITJA E 10 "MILION EUROVE" NË RINAS/ Ja çfarë "SHKRUAJNË MEDIAT" e huaja (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT