Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama u shpreh se pavarësisht se” opozita ka sugjeruar që qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti të mos u dhurohen shtëpitë, po të marrin kredi të buta” qeveria vendosi ndryshe.
“S’ka emocion më të madh se së kur marrin ato çelësat e shtëpive në dorë. Ky është një proces që po vazhdon dhe nuk do ndalet”,- tha Ahmetaj.
“Janë 33,5 mld lekë të planifikuara në buxhet, 32 mld lekë janë alokuar tashmë, janë edhe 9,8 mld janë grante për rindërtimin.
Në 11 bashki janë miratuar mbi 11 mijë përfitues. Në Shijak janë 27 pallate që kanë nevojë për ndërhyrje, 229 në Kurbin, punimet fillojnë në ndërtor. 7 kontrata janë lidhur në Durrës, punimet mbarojnë në fund të janarit. Në Lezhë janë në proces shqyrtimi”,- tha Ahmetaj.
Sa për shkollën “Sami Frashëri”, Ahmetaj tha se ajo do të ngrihet aty ku është, e jo në Paskuqan siç deklarohej.
Në Tiranë po ashtu janë 176 objekte kolektikve, 82 objekte për shembje, 40 për rikonstruksion, 54 për vlerësim të mëtejshëm. “5 Maji” do jetë një nga qendrat e Tiranës me zhvillim social dhe modern. Do ketë godina publike shumë të rëndësishme, do jenë Tatim-Doganat në godinë,plus një qendër IT”,- tha ai.


