“Nuk ka një institucion në qeverinë qendrore që të ketë aftësi e stafit të bashkisë që të përfshijë urbanistë njerëz të trashëgimisë, të ketë fuqi financiare për të menaxhuar kredi. Ne kemi menaxhuar projekte shumë herë më të mëdha. Bashkia e Tiranës është sprovuar.
Edhe në rastin e Tërmetit është vetë menaxhere. Unë dhe Edi Rama nuk pasojmë papate të nxehtë, por topin për të bërë gol për të mirën e Shqipërisë. Unë nuk krenohem me disfatat e të tjerëve, marrin vendimet e tyre, iku me bishtin ndër shalë nga Bregu i Lumit, Astiri, liqeni, pazari, etj. Dua të shkojnë të jetojnë në fshatrat e oligarkëve kur flasin për varfërinë le ta bëjnë.
Ka një tundim për t’u marrë me punë komunale. Ai po kandidon për kryeministër dhe mendjen e ka te bashkia, të cilën e kishte 4 vite. Nëse të ka mbetur merak bashkia hajde në zgjedhjet e tjera. Nuk merrem as me punët e Presidentit as të opozitës. Gjumi i Lulit dhe vijat e kuqe që koleksionon. Ftesa ime për demokratët dhe socialistët është që edhe fëmijët tuaj do të shkojnë në një teatër të ri” tha ai.