• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA ËSHTË NË KRIZË TË THELLË”/ Peza: Loja politike e Metës dhe partitë e reja si rrezik për PD
Home
Intervista

“OPOZITA ËSHTË NË KRIZË TË THELLË”/ Peza: Loja politike e Metës dhe partitë e reja si rrezik për PD

29 October, 2020 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Edhe pas disa thirrjeve nga zyrtarë të lartë të BE-së, qeveria nuk u tërhoq nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, sekretari per mediat në PS, Alfred Peza kritikoi presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po luan rolin e liderit të opozitës dhe jo atë të kreut të shtetit.

Sipas tij, opozita është në një krizë të thellë identiteti.

“Ilir Meta bën një lojë politike, atë që ka bërë gjithmone, si lideri i opozitës dhe jo si kreu i shtetit. Nuk ka asnjë lidhje dhe konflikte mes institucioneve në Shqipëri, ka konflikt mes personit Ilir Meta dhe mazhorancës. Të gjithë e dimë që Meta ka gjithmonë e më pak punë me Presidentin dhe ka më shumë punë me politikën aktive, opozitare, pjesë e së cilës është me kohë të plotë. Nuk ka për të patur konfliktualitet me atë që i takon mazhorancës për përgatitjen e procesit elektoral dhe garantimin e standardeve. Nëse dikush nga pjesa politike e vendit kerkon ta ndezë këtë konflikt për arsye personale, për arsye votash, është çështje e tyre dhe jo e mazhorancës. Në të gjithë historikun e këtyre 30 viteve, është vërtetuar që opozitat, në përfundim të mandateve të para apo të dyta, mund të nxisin çarje të mazhorancës, duke pare dhe joshjen e kthimit të tyre në pushtet. Opozita shqiptare është në një krizë të thellë: identiteti, lidershipi, programore, e cila pas daljes së saj nga institucionet politke të vendit, pas djegies së mandateve, ka ardhur duke u thelluar. Ishte një lojë e liderit Lulzim Basha. Partitë e reja duhen parë si rrezik për vetë PD, e cila rrezikonte të humbte identitetin.”

I pyetur nëse ekziston mundësia për një tjetër mbyllje, Peza u shpreh se nëse nuk respektohen masat kundër përhapjes së koronavirusit, vendi mund të mbyllet pjesërisht.

“Uroj që mos të mbyllemi. Duke parë vendet me demokraci shumë të zhvilluar dhe nëse nuk i zbatojmë masat, mund të kemi ndoshta një mbyllje të pjesshme në disa vende që mund të krijojnë vatra infeksioni.” /Vizion+

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Portieri hidhet nga ana e gabuar, por e pret gjithsesi penalltinë (VIDEO)
Previous article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ "SHPËRTHEJNË" liket, ja kush VIP po kryeson listën sot (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT