Djegia e mandateve i dha një zhvillim tjetër politikës shqiptare, kur po afroheshin zgjedhjet lokale opozita mori vendimin e paprecedentë. Ky zhvillim politik ka bërë jehonë jo vetëm në vendin tonë por edhe në mediat jashtë shqipërisë deri në Rusi atje ku duket se Basha ka lidhjet e tij.
Televizioni rus, “Rusia Today”trasmetoi live protestën e sotme të opozitës.
Por duket se disa nga listat e PD dhe LSI-s e kanë pranuar mandatin, deri më tani 4 deputet nga radhët e LSI-s e pranuan zyrtarisht ateë. Sot pas protestës, 103 kandidatë nga listat e tjera vijuese dorëzuan në KQZ formularët për të refuzuar marrjen e mandatit të deputetit të PD-s. Deri tani tre kandidatë nga lista e PD-s Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo kanë pranuar që të marrin mandatin.
Në një llogaritje të thjeshtë Partia demokratike ka dorëzuar sot 103 mandate nga lista e tyre edhe 43 mandatet e listës zyrtare të dala nga zgjedhjet e 2017 i bie 146 mandate por duket se 49 kandidat nuk i janë përgjigjur vullnetit të Bashës. Kjo pasi ky i fundit në zgjedhjet e 2017 kaq dorëzuar 195 kandidat nga lista e kandidatëve për deputet.
Pra duket se “opozitën e re” do ta kemi në parlament por me emra të tjerë. Edhe ata që Basha dhe Monika dërguan sot në KQZ si vendim politik ku kandidatë hiqnin dorë vullnetarisht nga mandati i tyre. Këtyre të fundit u lind e drejta ta marrin sërish mandatin pasi është individual dhe ata duhet të paraqiten vetë pas thirrjes së KQZ-s që të refuzojnë mandatin e deputetit.
/AlpeNews.al


