• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPOZITA DUHET TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJE LOKALE/ Ambasadori i OSBE-së: Qeveria legjitime!
Home
Politikë

OPOZITA DUHET TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJE LOKALE/ Ambasadori i OSBE-së: Qeveria legjitime!

17 April, 2019 F.autor Politikë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt është përfaqësuesi i radhës nga ndërkombëtarët që i bën sërish thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, gjatë takimit Bernd Borchardt dhe Gramoz Ruçi ishin të një mendjeje se Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht legjitimë, të dalë nga zgjedhje të rregullta, të certifikuara nga vetë komisionerët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021.

Gjithashtu u bisedua edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së. Bashkëpunimi i deritanishëm përfshin kontributin e Prezencës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit, përmirësimin e infrastrukturës për shërbimin e deputetëve ndaj qytetarëve në territor, përmirësimin e Rregullores dhe të procedurave të Kuvendit etj.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi kërkoi që “Në kuadër të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, t’i jepet përparësi trajnimit dhe kualifikimit të deputetëve të rinj, për njohjen sa më të shpejtë e të thelluar prej tyre të procedurave parlamentare dhe rritjen e kontributit në komisionet e Kuvendit, në funksionin ligjvënës dhe kontrollin parlamentar, përmirësimit të transmetimeve televizive të punimeve dhe  veprimtarive të Kuvendit, mbështetjen e funksionimit të TV Kuvendi, zgjerimin e aksesit informativ nga personat me nevoja të veçanta etj”.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se po punohet që përmirësimi i Rregullores së Kuvendit të pasqyrojë më mirë standardet e reja të Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Kuvendi po bën të gjitha përpjekjet që hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në Rregullore të pasqyrojë një spektër sa më të gjerë mendimesh e kontributesh, në radhë të parë kontributin e deputetëve të opozitës. Ambasadori i OSBE-së ka qenë një ndër përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri më të sulmuar nga opozita, sidomos nga LSI-ja. PD dhe LSI kanë deklaruar se pa opozitën nuk ka zgjedhje lokale, ndërsa më parë kërkojnë zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare pa Ramën kryeministër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA E RINASIT DHE VRASJA/ Flet gruaja e Admir Murataj: Kisha kohë që...
Previous article "JE SI BURRË"/ Fansat ia thanë "troç", Aulona Musta nuk ja përton: Nuk të vjen zorr..

F.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT