Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho i është kthyer dhe një herë debatit për votimit për ligjin e Teatrit, ku një prej deputetëve votoi me kartë tjetër.
Sipas Spahos nuk opozita nuk qëndron në një Kuvend ku vidhet vota.
Spaho: Në shenjë proteste ne largohemi nga Kuvendi. Kërkojmë rivotim për Ligjin mbi Teatrin.
“Nuk qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota”, tha Spaho.
Me një herë pas kësaj fraze deputetët t e PD braktisën punimet e seancës plenare.


