Pas ndëprerjes për herë të dytë të seancës nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, opozita ka dalë nga Parlamenti duke u bashkuar me protestuesit dhe kanë mbajtur fjalime duke i kërkuar qeverisë të ndalojë zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, si një zgjedhje antikushtetuese.
Monika Kryemadhi
Rama është një frikacak, ka frikë nga fjala, nga e vërteta.
Sot ai parlament më shumë se asnjëherë tjetër tregon se është parlamenti i drogës, i Habilajve, është peng i krimit të organizuar dhe i një trafiku ndërkombëtar.
Qindra dhe mijëra policë janë përdorur në aksionet e tyre të krimit. Atyre nuk iu dhimbsen shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve. Parlamenti ka marrë fund.
Ne ju thirrëm për përkrahje të jeni pranë nesh, dhe ne do të jemi me ju këtu për të mos lejuar ato karrige të blera me paratë drogës të dhunojnë shqiptarët.
Luan Rama
Parlamenti sot është në tentativën e një akti të turpshëm për të emëuar në kundërshtim me kushtetutën, Prokurorin e përkohshëm. Më lejoni në emër tuaj ti drejtohem kryetarit të kuvendit të mos guxojë ta përdorë kuvendin për të legjitimuar një akt antiukustetues dhe një akt antiligjor.
I drejtohem 3 kandidatëve për kryerokuror nëse kanë sadopak dinjitet, të tërhiqen sa nuk është vonë për të mos u emëruar në mënyrë antikushtetuese.


