• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERONTE PA LIÇENCË PREJ 7 VITESH/ AKU gjobit me 2.2 milion lekë dhe pezullon aktivitetin e sipërmarrësit italian
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERONTE PA LIÇENCË PREJ 7 VITESH/ AKU gjobit me 2.2 milion lekë dhe pezullon aktivitetin e sipërmarrësit italian

3 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

AKU ka gjobitur me 2.2 milion lekë dhe ka pezulluar një aktivitet të një sipërmarrësi italian, që operonte pa licencë prej 7 vitesh dhe ishte burim shqetësimi për komunitetin. Subjekti i gjobitur dhe i pezulluar nga AKU quhej “Gioacchino Raia” (NIPT: L22002009H), ndërsa përfaqësuesi ligjor ishte italiani Gioacchino Raia.

Sipas AKU për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit masat administrative të mëposhtme:

a)” Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim aktiviteti duke mos disponuar licencën përkatëse,

b) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

c) “Gjobë” me vlerën  100,000 lekë për mos implementimin e sistemit të vetëkontrollit, si dhe

d) “Pezullimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

AKU njofton se denoncimi ka ardhur nga një grup banorësh të një pallati në zonën e Kodrës së Diellit denoncojnë shqetësimet dhe problematikat që ju shkaktohen në jetën e tyre të përditshme nga një operator biznesi ushqimor.

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, menjëherë pas indicios së marrë, ushtroi kontroll në stabilimentin e subjektit “Gioacchino Raia” (NIPT: L22002009H), me aktivitet “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” dhe përfaqësues ligjor shtetasin italian Gioacchino Raia. Kontrolli i kryer nga trupa inspektuese (inspektorët L.A. dhe M.B.) evidentoi se: subjekti inspektohej për herë të parë, pasi nuk ekzistonte në asnjë prej regjistrave të AKU; aktiviteti zhvillohej përgjithësisht në përputhje me ligjin; si dhe përfundoi duke dhënë masën administrative “Paralajmërim”.

Në kushtet kur subjekti inspektohej për herë të parë (megjithëse kishte 7 vjet që operonte në treg në kushte informale) dhe kur shumica e pretendimeve objekt denoncimi nga banorët nuk u konstatuan, Drejtoria Rajonale Tiranë ndërmori Ri-Inspektim të subjektit, proces ky që u krye nga një tjetër trupë inspektuese (inspektorët S. C. dhe E C.). Në përfundim të ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 2.I.A – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz); produktet i tregtonte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

AKU njofton se me qëllim trajtimin rigoroz të shqetësimeve të qytetarëve, por edhe garantimin e një procesi të rregullt administrativ për operatorin e biznesit, të dy praktikat e inspektimit do të jenë objekt hetimi administrativ nga struktura të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU.

Në fund Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkelje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona gati 20 milionë euro për lojtarin e klubit spanjoll...
Previous article ZGJEDHJET/ Isa Mustafa rikonfirmohet në krye të LDK-së

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT