Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin janë arrestuar 99 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Arrestimet u kryen kryesisht në Ankara dhe në Izmir në perëndim të shtetit, por edhe në pjesën lindore dhe jugore, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në X.
“Nëntëdhjetenëntë të dyshuar janë arrestuar në operacionin GURZ-4, që zgjati tre ditë”, tha Yerlikaya.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, shtoi ai.
Në vitet e fundit, autoritetet turke kanë kryer disa arrestime masive të anëtarëve të dyshuar të IS-it. Në mars, autoritetet turke arrestuan 147 pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist.Pas këtyre arrestimeve, Yerlikaya deklaroi se policia kishte arrestuar në total 2.919 persona të dyshuar se kanë lidhje me grupin ekstremist./VOA


