• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “VIZITORI”/ Arrestohet në Shqipëri terroristi i ISIS nga Taxhikistani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania
Home
Breaking News

OPERACIONI “VIZITORI”/ Arrestohet në Shqipëri terroristi i ISIS nga Taxhikistani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania

30 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është arrestuar në Shqipëri një 24-vjeçar nga Taxhikistani, pjesë e organizatës terroriste ISIS, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Antiterrorit

Finalizohet me sukses operacioni “Vizitori”.

Operacioni, nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas nga Taxhikistani.

24-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani.

Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave me tendenca terroriste apo pjesëtarë të organizatave terroriste, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vizitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PREKJA E ZEMRËS MUND TË JETË FATALE"/ Mjekja kardiologe: Këto sëmundje kanë impakt të rrezikshëm në rast infektimi me Covid-19
Previous article RRËFEHET MJEKJA QË SINJALIZOI E PARA COVID-19/ Tregon se si e vërejti "pneumoninë misterioze" që mund të përhapej midis njerëzve

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT