• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “URA”/  GJKKO dënon tre persona, ja akuzat ndaj tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “URA”/ GJKKO dënon tre persona, ja akuzat ndaj tyre

28 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka dënuar Edison Çukaj alias Gjoka me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, në bazë të gjykimit të shkurtuar, ai do të duhet të bënte vetëm 1 vit burg. Por për shkak se koha e kaluar në paraburgim është më e madhe sesa dënimi i tij, Gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së arrestit ndaj tij.

Po ashtu GJKKO ka dënuar Ervis Detin me 2 vite burgim, nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të duhet të bëjë vetëm 1 vit e 4 muaj burg.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme vendosi dënimin e Bexhed Mema me 2 vite burg, nga të cilat do të duhet të bënte vetëm 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit për dënimin e tij me burg.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Engjëllushe Tahiri dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 35, datë 27.04.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Çukaj alias Gjoka, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

Në bazë të neneve 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal të pavuajtur.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Deti, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër muaj) burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë dhe të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bexhed Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. 8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër) muaj burgim.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Bexhed Mema, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin i pandehuri. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite e 8 tetë muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.

Në bazë të nenit 261/1/b dhe 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon si më poshtë ku: 1 (një) aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A16”, me numër IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** i cili ka në brendësi kartën SIM të kompanisë italiane me numër serial ****, i shtetasit Edison Cukaj alias Gjoka të kthehet këtij të fundit; 1 (një) aparat telefonik i markës “Iphone 12 ProMax”, me numër IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** i cili ka në brendësi kartën SIM të kompanisë vodafone me numër serial ****, i shtetasit Bexhed Mema të kthehet këtij të fundit; 1 (një) aparat celularë i markës Samsung blu e errët model galaxy A21S në gjëndje të ndezur pa kod hyrës me nr IMEI 1: **** dhe IMEI 2: ****, sim kartë ****, i shtetasit Armand Tragaj të lihet në dispozicion të dosjes së ndarë; 1 (një) aparat celularë i markës Samsung galaxy A3, me nr IMEI 1: **** i shtetasit Ervis Deti, të kthehet këtij të fundit. 13. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD me të dhënat përkatëse, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor. 14. Shpenzimet hetimore si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve. 15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIM NË GREQI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri emigranti shqiptar. Trupi u gjet në një stallë në Kalamata
Previous article "DISA NGA ATO QË THOTË SPIROPALI QËNDROJNË"/ Erion Braçe: PS ka investuar te ne, jo e kundërta

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT