• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “TUSHEMISHTI”/ Dy persona thyejnë masën e sigurisë dhe konfliktohen, ja çfarë bën i mituri për të shpëtuar kushëririn
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “TUSHEMISHTI”/ Dy persona thyejnë masën e sigurisë dhe konfliktohen, ja çfarë bën i mituri për të shpëtuar kushëririn

26 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një sherri të ndodhur në zonën e Tushemishtit.

Në pranga kanë rënë dy të rinj, 26-vjeçari J. P dhe 15-vjeçari A. P, ndërsa është shpallur në kërkim kushëririn e këtij të fundit 38-vjeçarin A. P.

Sipas uniformave blu, 26-vjeçari dhe 38-vjeçari kanë thyer masën e sigurisë dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa i mituri ka tentuar të arratiset nga shtëpia e kushëririt me armë zjarri, municione dhe kokainë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tushemishti”.

Thyen masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim.

Vihet në pranga edhe një 15-vjeçar, i cili tentoi të largonte nga banesa e personit të shpallur në kërkim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, se shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tushemishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

• A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe u shpall në kërkim:

• A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.

Pg

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nju Jorku merr vendimin e madh për të mposhtur COVID-19, ja sa teste do të kryhen
Previous article "DISA GJËRA JANË THJESHT GJENETIKE"/ Klea Huta e kujton kështu periudhën e saj të gjimnazit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT