• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “STACIONI I FUNDIT”/ Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë në Tiranë dhe shuma të ndryshme parash, arrestohet 47-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “STACIONI I FUNDIT”/ Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë në Tiranë dhe shuma të ndryshme parash, arrestohet 47-vjeçari

2 November, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës vijon operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë një aksioni të fundit të koduar “Stacioni i fundit”, policia ka sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular.

Gjithashtu, është vënë në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Stacioni i fundit”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve është ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në banesë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO DISKUTOHET MBYLLJA E BAREVE DHE KAFENEVE…"/ Ekspertja: Në Shqipëri janë 500 vatra dhe 35% janë në Tiranë
Previous article "KËRCËNON" LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Duam fitoren ndaj "Të Kuqve"…

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT