• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI SHQIPTAR NDAJ RRJETIT SHQIPTAR TË DROGËS/ Si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI SHQIPTAR NDAJ RRJETIT SHQIPTAR TË DROGËS/ Si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

26 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.

Prokuroria e Posaçme firmosi urdhër arreste për shtatë prej anëtarëve të grupit, mes tyre vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa bizneseve si dhe Ilir Lloshi gjashtë aksionit të së premtes.

Plarent Dervishajt, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj me një të vrarë dhe dy të plagosur dhe Erion Alibejt, i akuzuar për vrasje dhe atentate mafioze iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit. Ndërsa i dyshuari i shtatë u shpall në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit. Nga hetimet rezulton se kokaina vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të Anversit në Belgjikë dhe Roterdamit në Holandë. Në rrugë tokësore transportohej në Francë dhe përmes Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Ngarkesat me drogë janë kapur përgjatë periudhë 2020–2021,  konkretisht në shkurt 2020 u sekuestrua në Spanjë një sasi prej 400 kg kokainë, në Belgjikë në prill 989 kg kokainë. në prill të 2020 u sekuestrua në Francë 250 kg kokainë me destinacion Britaninë e Madhe. Në qershor 2020 në Holandë u sekuestrua mbi 2000 kg kokainë me vlerë tregua 151 milionë euro.Në Holandë në tetor 2020 është sekuestruar 1484  kg kokainë. Grupi kriminal po ashtu trafikonte edhe hashash.

Droga sipas SPAK fshihej në mënyra të ndryshme, si në paleta me dru në rastet e Belgjikës dhe Francës, kuti me banane në rastet e Holandës dhe thasë me kokrra kakaoje në Rotterdam, duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Shumica e drejtuesve dhe financuesve të grupit, jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rolet e anëtarëve të grupit ishin të ndara. Bashkëpunëtorët siguronin logjistikën dhe transportin dhe më pas shpërndarjen. Pagesat për ngarkesën e drogës kryheshin përmes sistemin informal të pagesës ‘Hawala’. Grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjatë aksionit të së premtes u sekuestruan armë zjarri, orë të shtrenjta, makina luksoze, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim. Gjithashtu u sekuestruan dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi: deklaruan se “Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJETE LUKSOZE E ORA "ROLEX"/ Goditja e SPAK ndaj rrjetit të drogës, publikohen pamjet e aksionit
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË MEMALIAJ/ Ukrainasit përplasen me “Range Rover”-in, ndërron jetë fëmija 10 vjeç, në gjendje të rëndë tre të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT