• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “RING”/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 tonë naftë, 4 në pranga, 6 në ndjekje penale
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “RING”/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 tonë naftë, 4 në pranga, 6 në ndjekje penale

13 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ring”, sekuestrohen 2275 tonë naftë kontrabandë në Durrës.

Operacioni, pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Transportuan me anije cisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, strukturat e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ring”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije cisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija cisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DI NGA T'JA NIS..."/ Olsa Muhameti ka dy fjalë pas largimit të Borës si prezantuese e 'Përputhen'
Previous article SNAJPERI I FSHEHUR NË NJË FUGON/ DETAJET nga atentati në Durrës, i riu u qëllua sapo zbriti nga makina

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër Aktualitet

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT