• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OPERACIONI “PIRATERIA 2″/ Arrestohen dy piratët e rrezikshëm korçarë, kryenin abonime të ndryshme kundrejt fitimit (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

“OPERACIONI “PIRATERIA 2″/ Arrestohen dy piratët e rrezikshëm korçarë, kryenin abonime të ndryshme kundrejt fitimit (EMRAT)

29 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pirateria 2”, duke arrestuar dy persona.

Në pranga kanë rënë Oltion Shahinasi, 27 vjeç, dhe Kostika Naumi, 60 vjeç,, të cilët duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për goditjen e paligjshmërisë.

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh e siguruar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, strukturat e lartpërmendura finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. Sh., 27 vjeç dhe K. N., 60 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e mësipërm, duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Shkelja e të drejtave të autorit”, “Fshehja e të ardhurave”.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA ME 15 VITE BURG/ Gjykata e Apelit të Katanias liron nga qelia Moisi Habilajn, e dërgon në arrest shtëpie
Previous article PA LEJE DREJTIMI DHE I DEHUR/ Arrestohet 33- vjeçari duke drejtuar automjetin në Durrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT