• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “PERIMETRI”/ Transportonin 78 emigrantë me kamion, në pranga 4 persona në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “PERIMETRI”/ Transportonin 78 emigrantë me kamion, në pranga 4 persona në Korçë

10 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Për kapjen e 78 emigrantëve ditën e djeshme në Korçë, janë arrestuar 4 persona, shoferi i kamionit dhe 3 persona të tjerë që ndodheshin në një mjet më vete të cilët kontrollonin rrugët.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalimin e paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë nga policia 4 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Korçë, Forcat Speciale “Shqiponja” dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik,  Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I PERSONAVE QË KANË NEVOJË PËR SYZE/ Doktori Rubin Topi: Karantina dëmtoi shikimin
Previous article COVID-19/ Rama: Mos të ngatërrojmë pokerin e Bashës me çështje serioze. Ai ngre podin, ne rrisim vigjilencën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT