• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI PËR KAPJEN E GRUPIT “ÇOPJA” U DEKONSPIRUA? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales
Home
Breaking News

OPERACIONI PËR KAPJEN E GRUPIT “ÇOPJA” U DEKONSPIRUA? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales

18 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka nisur edhe një hetim për dekonspirim të operacionit të 31 korrikut që u organizua për goditjen e bandës së dy vëllezërve Çopja në Elbasan. Operacioni rezultoi me vetëm 13 urdhërarreste të ekzekutuara nga 33 që u lëshuan me vendim të GJKKO.

Policia tashmë është në ‘sitën’ e SPAK dhe drejtuesit e policisë apo të tjerë që kanë pasur dijeni për operacionin janë marrë në pyetje nga hetuesit e SPAK. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se gjatë muajit gusht është marrë në pyetje edhe Muhamet Rrumbullaku, asokohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Po ashtu në pyetje është marrë edhe drejtori i Operacionales, Vilson Bala, drejtori i departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, si edhe Edmond Rizai, që drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje edhe drejtorin e Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, të cilit i është sekuestruar edhe telefoni. Proda është në garë edhe për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Rrumbullakut. Në hetim janë vënë edhe 10 agjentë policie dhe hetues të BKH.Kujtojmë që nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, gjatë operacionit për goditjen e bandës së Çopjave u ekzekutuan vetëm 13 urdhërarreste, 2 prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej anëtarëve të kësaj bande kriminale që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por ka dyshime se ata janë informuar për operacionin dhe për rrjedhojë janë arratisur.
Një hetim i nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej e Nuredin Dumani, ka çuar SPAK në zbardhjen e disa vrasjeve, atentateve e grabitje.
Franc e Hajdar Çopja, të cilët janë në arrati, dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë. E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË LEZHË/ Drejtuesi i furgonit të shkollës përplas një fëmijë. Si paraqitet gjendja e 7-vjeçares
Previous article SHPREH NGUSHËLLIME PËR FAMILJEN BOGDANI/ Rama: Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT