Në vijim të punës operative disa ditore dhe bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorisë së Hetimit dhe Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u bë e mundur finalizimi i Operacionit “North-South”.
Nga veprimet e bashkërenduara ndërmjet këtyre dy institicioneve dhe punës operative u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i sasisë prej 1750 paketa me cigare të llojeve “Marlboro”, “Trokadero” dhe “Slims Couture”.
Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat e përmendura më sipër, u bë arrestimi në flagrancë i F. D. 54 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa S. Xh., ndiqet në gjendje të lirë.
Vazhdon puna e mëtejshme për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtyre shtetasve dhe identifikimin e plowte të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë lloj veprimtarie të jashtëligjshme.
Arrestimi i F. D., u bë për Veprat Penale të parashikuara nga Nenet 172, 178 dhe 179 të Kodit Penal.


