• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Operacioni në mëngjes/ Policia mësyn në shtëpinë e Albin Kurtit për ta arrestuar
Home
Rajon

Operacioni në mëngjes/ Policia mësyn në shtëpinë e Albin Kurtit për ta arrestuar

22 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Rajon

Në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka rrethuar banesën e Albin Kurtit te Parku i Qytetit, ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Kurti është kërkuar më herët edhe në zyrat e Vetëvendosjes, por nuk është gjetur.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.
Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.
Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër të Vetëvendosjes.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.
Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.
Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.
Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Treni që udhëton vetëm për një vajzë: Lexoni historinë e saj prekëse
Previous article S’kanë të ndalur lajmet e këqija për Milanin, Forbes raporton se gjiganti italian do të shitet për çmim të ulët

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT