• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI NE KUKES/ Arrestohen 24 persona për dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestës. Dhjetëra të shoqëruar nga policia
Home
Breaking News

OPERACIONI NE KUKES/ Arrestohen 24 persona për dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestës. Dhjetëra të shoqëruar nga policia

1 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Forcat speciale të Policisë dhe ato të rendit, prej disa orësh vijojnë operacionet për identifikimin, shoqërimin, marjen në pyetje dhe arrestimin e personave të cilësuar si përgjegjës për dhunë gjatë protestës së djeshme në Rrugën e Kombit për tarifën e re të kalimit të automjeteve.

Numri më i madh i të shoqëruarve, besohet se është nga qyteti i Kukësit, por edhe nga fshatrat dhe rrethinat përgjatë territorit nga kalon rruga.

Sipas burimeve të Alpenews.al ka mbërritur në plot 24 numri i fletë- arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Kukësit, nën akuzën e përdorimit të dhunës mbi forcat e policisë, por edhe për shkatërrimin e pronës private e publike me mjete të forta e zjarr.

Numri i të shoqëruarve, sigurisht që është më i madh. Sipas burimeve policore ai arrin në mbi 35 persona, por një pjesë e tyre, pasi u meren deklarimet përkatëse, besohet se do të lihen të lirë. Komisionerët e Avokatit të Popullit bazuar në ankesat dhe deklaratat e qytetarëve, besojnë se numri i të shoqëruarve nga policia është edhe më i lartë.

Që dje pasdite, Prokuroria e Përgjithshme me anë të një deklarate publike, njoftoi se ka nisur menjëherë punën pë identifikimin dhe marrjen e masave për ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin.

Edhe shefi i qeverisë Edi Rama është shprehur i prerë se do të ketë arrestime për të gjithë ata të cilët janë përfshirë në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.

Ende nuk dihen gjeneralitetet e të arrestuarve por në orët në vijim besohet se do të ketë një njoftim zyrtar ku do të saktësohen të gjitha detajet e këtij megaoperacioni të policisë, prokurorisë dhe gjykatës në qarkun e Kukësit.

Përgatiti: Alpenews.al  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kërcënimit të Erdoganit për shkarkimin e ministrit; Haradinaj, Thaçi e Veseli i përgjigjen me…
Previous article Mbërrijnë deputetët e opozitës në Kukës: Kundër arrestimeve për protestuesit

Redaktor1

Postime të ngjashme

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT Aktualitet

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT

DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a Aktualitet

DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT