• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS/ Kush është 33-vjeçari i arrestuar nga Peqini (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS/ Kush është 33-vjeçari i arrestuar nga Peqini (DETAJET)

2 March, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit jep detaje për operacionin ndërkombëtar “Kitchen”, (Kuzhina) kundër trafikut të drogës mes policive dhe autoriteve të 5 shteteve, Shqipëri, Belgjikë, Itali, Gjermani e Spanjë.

Gjatë zhvillimit të operacionit në Shqipëri kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Durrës e Shkodër

Në Shqipëri është vënë në pranga shtetasi P. H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa shtetasi J. S. është shpallur në kërkim. Për këta shtetas, më datë 26.02.2020 Gjykata e Brescias/Itali ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e grupit kriminal.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës.

Policia e Shtetit ka qenë pjesë e operacionit me shtrirje ndërkombëtare dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Skuadra Mobile të Brescias, Aleksandrisë, Comos, Monxas, Briancas, Pavias, Ferraras dhe Veronas në Itali, si edhe me policitë homologe në Belgjikë, Gjermani dhe Spanjë.

Koordinimi është bërë nëpërmjet zyrave të ndërlidhjes homologe si në Itali, Bari dhe Romë, ashtu edhe në Shqipëri, në departamentet përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe me Interpol Tirana e Interpol Roma.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta. Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias.

Edhe në këtë operacion Policia e Shtetit tregoi se është e aftë profesionalisht dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar, duke bashkëpunuar si e barabartë me partnerët ndërkombëtarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E ILIR METËS/ Pak njerëz në Bulevard, ja pamjet e para
Previous article PARIS 2020/ Frymëzohuni nga çfarë ndodhi në Javën e Modës

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT