Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona. Policia bëri me dije se në pranga ranë shtetasit Emin Isha, 18 vjeç dhe Nuri Cila, 19 vjeç, banues në Kavajë.
Këta persona u arrestuan në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë. Materialet në ngarkim të shtetasit E. I., dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.