Astmer Bilali, një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka apeluar ne Apelin e GJKKO masën e sigurisë së arrestit me burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme. Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmenë dhe prokurorin e Kukësit, policia arrestoi edhe Astmer Bilalin e bandës së Bajrave. Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.


