• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI KUNDËR SKEMAVE PIRAMIDALE ONLINE/ Policia zbardh skemën mashtruese: 6 në pranga, 2 në kërkim
Home
Breaking News

OPERACIONI KUNDËR SKEMAVE PIRAMIDALE ONLINE/ Policia zbardh skemën mashtruese: 6 në pranga, 2 në kërkim

14 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “XUEX”, një hetim disa mujor që çoi në goditjen e një rrjeti të organizuar mashtrimi përmes skemave piramidale online.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zyrtarët e lartë të Policisë dhe Prokurorisë thanë se në total janë arrestuar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet zbuluan se rrjeti funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku qytetarëve u premtohej fitim i sigurt dhe i menjëhershëm në këmbim të investimeve me kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema kishte strukturë klasike piramidale: investitorët duhet të sillnin të paktën 5 persona të tjerë për të përfituar më shumë.

Sipas zëdhënësve të Policisë, grupi përdorte grupe të mbyllura në aplikacionin Telegram për të rekrutuar pjesëmarrës të rinj dhe për t’i udhëzuar ata në lidhje me investimet dhe transferimin e fondeve.

“Kriptomonedhat janë përdorur me qëllim shmangien e gjurmimit dhe krijimin e një iluzioni sigurie. Në fakt, këto nuk ishin investime reale, por mashtrime të strukturuara,” – tha Drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, Ervina Gjana.

Operacioni u zhvillua në Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, me një total prej 83 kontrollesh në persona, banesa dhe biznese.

Të arrestuarit janë:

-Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë

-Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë

-Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë

-Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë

-Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë

-Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë

Ndërsa u shpallën në kërkim E. Sh., 35 vjeç, Divjakë dhe A. Sh., 29 vjeçe, Divjakë.

Të gjithë këta persona dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 DVR, 2 hard disk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë, 340 franga zvicerane dhe 6 llogari kriptomonedhash, të ngrira si pjesë e hetimit.

Autoritetet përdorën teknologji të avancuar të analizës së blockchain-it për të ndjekur transaksionet dhe për të identifikuar rrjedhën e fondeve. Sipas hetimeve, vetëm individët në nivelet e para të skemës përfitonin realisht, ndërsa shumica, sidomos pjesa fundore e piramidës, humbiste kursimet. Kjo është një nga arsyet pse policia dhe prokuroria e kanë cilësuar rastin si mashtrim të organizuar ekonomik, i cili synonte qytetarët më të pambrojtur.

“Ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim: nuk ka fitime të sigurta dhe të menjëhershme. Pas çdo premtimi për pasurim të shpejtë, fshihet një mashtrim,” – tha prokurorja Jonida Allushi.

Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ekstrem ndaj ftesave për investime të dyshimta në platforma jozyrtare dhe të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112 ose përmes platformës “Komisariati Dixhital”.

Autoritetet theksuan se hetimet nuk janë mbyllur dhe se oganizatorët e niveleve më të larta të kësaj skeme ende nuk janë ndaluar, por janë në fokus të operacioneve të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI NË HAGË/ Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Previous article 70-VJETORI I PAPA LEONIT XIV/ Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë i uron ditëlindjen kreut të Vatikanit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT