Anija “Butrinti” ka shpëtuar një gomone e cila ishte nisur të ikte në ishullin Klos të Greqisë.
Gomonia mësohet se kishte 41 emigrantë dhe ishte nisur nga ishulli i Çeshmës, në Turqi.
Nuk dihen akoma detaje të tjera të ngjarjes, por mësohet se ka patur 10 fëmijë dhe disa 7 gra, 2 prej të cilave shtatëzënë. Anija “Butrinti” operon nën kujdesin e forcave të NATO-s për në detin Egje.
Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex. Anija ‘Butrinti’ patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.
/AlpeNews.al





