• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPERACIONI I KAPJES SË 3.4 MILIONË EUROVE/ Deputeti i PS: Skemë e mirëfilltë KRIMINALE
Home
Shqipëri

OPERACIONI I KAPJES SË 3.4 MILIONË EUROVE/ Deputeti i PS: Skemë e mirëfilltë KRIMINALE

26 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, sot deputet i PS, foli për 3.4 mln eurot e kapura dy ditë më parë në Durrës.

Ai u shpreh se grupet kriminale në vende të ndryshme në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri përmes investimeve dhe blerjes së pronave të paluajtshme.

“Kjo është skemë e mirëfilltë e grupeve kriminale. Janë monitoruar disa grupe kriminale në Angli, por edhe në vende të tjera, ndërsa përpiqen që të pastrojnë paratë në Shqipëri. Në katër vite janë bllokuar aseste kriminale 10 herë më shumë. Institucioni që kam drejtuar, më pak se 8 muaj ka pasur rezultatet shumë të mirë, ka qenë bllokuar 36 mln euro asete, katër herë më shumë nga krijimi i këtij institucioni”, tha ai.

Po ku do të shkojnë 3.4 mln eurot e sekuestruara nëse në fund të procesit do të vërtetohet se janë nga bota a krimit?

“Ato përbëjnë elementin e provës, do të mbahen të sekuestruara, në fund do të konfiskohen dhe do të kalojnë për të mira publike. Asetet vihen pastaj në dispozicion të nevojave publike, mund të përdoren për bërjen e rrugëve, ujësjellësave apo veprave të tjera”, – tha ai.

Hyseni kërkoi gjithashtu që Basha të hetohet dhe dënohet për dekonspirimin e operacionit të sekuestrimit të shumës rekord.

“…Ka elementë të sabotimit të kësaj lufte, ndërhyrja e Bashës është e pastër kriminale, dekonspiroi operacionin e partnerëve me strukturat shqiptare. Ka njerëz të papërgjegjshëm që dekonspiruan operacionin. Autorët morën informacionin dhe u fshehën. Vënia në dijeni mund të ketë lidhje me implikimin e liderit të opozitës me këta elementë. Dy janë qëllimet; ose Basha nga sikleti që iu kap miqve të tij drejtoi gishtin diku tjetër për të humbur gjurmët, ose ngaqë nuk po i ecin për të bllokuar negociatat, tani përmes këtyre mënyrave ‘alla Babale’, por edhe me metoda të specifikuara lobimi, për të baltosur Shqipërinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lëvizja e fundit, hapet rruga për transferimin e Grezdës?
Previous article Ardit Hila ka firmosur zyrtarisht me Partizanin

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT