• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI I EUROPOL/ Reagon policia shqiptare: Arrestuam 14 persona, sekuestruam 100 mijë euro medikamente
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI I EUROPOL/ Reagon policia shqiptare: Arrestuam 14 persona, sekuestruam 100 mijë euro medikamente

20 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shield”, i koordinuar nga Europol, për goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve.

Gjatë periudhës 7-mujore të zhvillimit të këtij operacioni ndërkombëtar, Policia shqiptare ka zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 14 shtetas, janë proceduar penalisht 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë mbi 100 000 euro.

Gjatë operacionit ndërkombëtar “Shield”, në të gjitha vendet e përfshira, u goditën 59 grupe kriminale dhe u ndaluan 349 persona të dyshuar.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha të barnave të falsifikuara, substanca dopingu, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID-it, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPANJA NUK NDRYSHON QËNDRIM/ Shprehet kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Previous article E TRISHTË/ Aksidenti i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali, po u kthente nga festa... (EMRI+FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë Aktualitet

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT