Dalin detajet e reja nga arrestimi i STRESIT, përvec armëve kapet dhe me kokainë në një lokal nate.
Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme reperi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë për arsye që ende të paqarta.
Bëhet me dije se policia e Tiranës e ka shoqëruan në polici Arkimed Lushajn së bashku me disa të rinj të tjerë, pasi në lokalin ku qëndronin janë gjetur disa doza lënde narkotike kokainë.
Përveç kësaj ai së fundi ai ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet me armë zjarri pistoletë në dorë teksa qëllon në ajër duke udhëtuar me automjet.
Gjithashtu policia ka ushtruar kontrolle në banesën e reperit. Ai do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Shoqërimi i Stresit është bërë në një kohë kur ai kishte planifikuar të mbante një koncert në Shkodër.
Ende nuk dihen vërtetë shkaqet e arrestimit apo kush mund ta ketë tradhëtuar reperin e njohur dhe ka bërë kallëzimin për aktin e prishjes së qetësisë pulike.
Policia ende nuk ka dal me një njoftim zyrtar për këtë rast.


