• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “GJORMË”/ Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 52 vjecari në Kurbin (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “GJORMË”/ Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 52 vjecari në Kurbin (EMRI)

28 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia njofton se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Kurbin.

Uniformat blu shprehen se kanë arrestuar një 52 vjecar, i cili lëvizte me armë zjarri kallashnikov.

Mësohet se në pranga të policisë ka rënë shtetasi Bashkim Hasani.

Njoftimi i policisë:

Kurbin, Lezhë

Policia e Kurbinit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjormë”.

Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 52-vjeçari.

Gjatë operacionit, 52-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Kurbin, si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gjormë, Kurbin, një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjormë”, në kuadër të të cilit, në afërsi të shkollës së fshatit, u kap në flagrancë 52-vjeçari B. H., banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Shërohen 1 mjeke dhe 2 infermiere, 90% e stafit mjekësor ia ka dalë në "luftën" me COVID-19
Previous article E MBAJTI TË FSHEHTË/ Zbulohet më në fund kush është i dashuri i Fifit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT