Eduart Nazari, Gentian Çako dhe Mond Bega janë tre subjektet e radhës që vihen në sitën e OFL-së për të deklaruar pasurinë e tyre pas dyshimeve të ngritura se mund të mos i kenë përmes burimeve të ligjshme.
Mond Bega, banues në Tiranë, sipas OFL-së është dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.
Sipas OFL-së, Eduart Nazari, banues në Berat është arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Gentian Çako, banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.
Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


