• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPERACIONI/ Evakuohet nga Kabuli oficeri afgan profilit të lartë që ndihmoi ushtrinë amerikane
Home
Nderkombetare

OPERACIONI/ Evakuohet nga Kabuli oficeri afgan profilit të lartë që ndihmoi ushtrinë amerikane

20 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë shpëtuar një polic afgan të profilit të lartë, i cili po gjurmohej nga talibanët për shkak të viteve të tij të punës me ushtrinë amerikane. Mohammad Khalid Wardak dhe familja e tij u transportuan të mërkurën në një vend të pa identifikuar.

Oficeri ishte fshehur me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Kabul, duke lëvizur nga një vend në tjetrin pa patur mundësi të shkonte në aeroportin e kontrolluar nga amerikanët për shkak se rrugët drejt tij janë nën kontrollin e talibanëve, informon Zeri i Amerikes.

Pas të paktën katër përpjekjeve në katër ditë, familja e tij u shpëtua me një helikopter të mërkurën në mbrëmje në një operacion dramatik shpëtimi, të quajtur “Operacioni Mbajtja e Premtimit”, të kryer në errësirë nga ushtria amerikane dhe aleatët e saj, tha Robert McCreary, ish-punonjës i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin George W. Bush, i cili tani punon me forcat speciale në Afganistan.

In this undated photo provided by Ryan Brummond, U.S. Special Forces Officer Ryan Brummond, center, is seated next to Mohammad Khalid Wardak, right, in Afghanistan.
In this undated photo provided by Ryan Brummond, U.S. Special Forces Officer Ryan Brummond, center, is seated next to Mohammad Khalid Wardak, right, in Afghanistan.

Shpëtimi i oficerit Khalid, pasoi përpjekjet e furishme nga mbështetësit e tij brenda ushtrisë amerikane, të cilët thonë se ai është një aleatë dhe vëlla lufte që ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve dhe do të ndeshej me vdekje të sigurt nëse kapej nga talibanët. Ata kërkuan ndihmën e Kongresit, Departamentin të Mbrojtjes dhe atij të Shtetit për të realizuar operacionet për shpëtimin e tij.

Ai ishte i njohur për shkak të pozicionit të tij si shef policie në provincën e Helmandit dhe për paraqitjet televizive, përfshirë atë në të cilën ai sfidoi talibanët për luftë. Familja e tij ka aplikuar për të marrë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, bazuar në frikën e persekutimit, por nuk është e qartë se sa i gjatë do të jetë procesi për miratimin e kërkesës së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUTA NË AFGANISTAN/ Johnson: Do punojmë me talebanët për evakuimet
Previous article AKSION ANTI-DROGË NË TIRANË/ Kush është efektivi i RENEA-s që u vu në pranga (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT