• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPERACIONI “BURIMI I PAQES”/ Ministri i jashtëm Turk: Shumë lojëra janë prishur në Siri
Home
Nderkombetare

OPERACIONI “BURIMI I PAQES”/ Ministri i jashtëm Turk: Shumë lojëra janë prishur në Siri

20 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Operacioni antiterrorist “Burimi i Paqes” të cilin ushtria turke e filloi në veri të Sirisë ka prishur shumë lojëra, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton Anadolu Agency.

Duke folur në një transmetim në televizionin Kanal 7, Çavuşoğlu tha se me operacionin “Burimi i Paqes” është mbrojtur integriteti territorial i Sirisë.

Ai theksoi se edhe gjatë operacioneve të mëparshme ndërkufitare të Turqisë, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, është parandaluar formimi i një korridori terrorist të planifikuar nga kufiri i Irakut deri në Mesdhe.

“Ne komunitetit ndërkombëtar ia kemi shpjeguar operacionin ‘Burimi i Paqes’ dhjetë herë më shumë sesa operacionin ‘Dega e Ullirit’. Kemi njoftuar edhe vende të cilat më parë nuk i kishin njoftuar. Mirë, pra, pse reagimet atëherë ishin të pakta, kurse tani të shumta? Sepse ne prishëm një lojë të madhe. Kjo është e vërteta e kësaj zhurme. Këtu do të krijonin një shtet të PKK-së”, tha shefi i diplomacisë turke.

Ai riafirmoi se shtetet që thonë se i kuptojnë shqetësimet e Turqisë duhet t’i shohin si legjitime edhe hapat e Turqisë për t’i mënjanuar këto shqetësime të sigurisë.

“Me këtë operacion u qëlluan dy zogj me një gur. Ky ishte një oeracion shumë strategjik, i rëndësishëm dhe në kohë të duhur jo vetëm për ne, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe gjithë rajonit”, shtoi Çavuşoğlu.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Ndërkaq, të enjten, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “FUTBOLLISTËT I SHPËRDOROJNË PARATË”/ Flet prezantuesja seksi sportive: Nëse marr për burrë një prej tyre, do i mësoj të…
Previous article “ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH PAS PUSHIMIT TË KOMBËTAREVE”/ Flet mesfushori Pjanic: Jemi duke e shijuar...

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT