• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI ANTIDROGË NË VLORË/ Dalin pamje nga momenti i arrestimit në orët e para të mëngjesit. Policia bën bilancin
Home
Aktualitet
Drejtësi

OPERACIONI ANTIDROGË NË VLORË/ Dalin pamje nga momenti i arrestimit në orët e para të mëngjesit. Policia bën bilancin

14 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Policia jep njoftim zyrtar lidhur me operacionin andi-drogë në Vlorë, që u finalizua me kapjen e 27 personave!

“Operacioni pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.  Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, për kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;
A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;
Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;
D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
M. D., 29 vjeç banues në Fier.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.
I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:

S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:

A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;
L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;
M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 41 banesa.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis veprimtarinë kriminale, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kryeministri i parë në detyrë që ndërron jetë nga Covid-19, ja kush është 52-vjeçari
Previous article SHORTI I CHAMPIONS/ Duel titanësh për Realin dhe Barcelonën, Juventus me fat, ja 8 përballjet...

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT