• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI ANTI-DROGË NË SPANJË/ Ja kush është shqiptari i lidhur me Ndrangheta, akuzohet edhe për…
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI ANTI-DROGË NË SPANJË/ Ja kush është shqiptari i lidhur me Ndrangheta, akuzohet edhe për…

8 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë ditës së sotme, agjentët e Europol, të mbështetur nga policia në Itali dhe Spanjë, zhvilluan një operacion, ku u arrestuan 28 persona. Janë 80 akuza për mbi një ton kokainë dhe një ton e gjysmë hashash, si dhe një episod torture të rënduar me metoda mafioze.

Organizata ishte e dedikuar për trafik droge midis Ndrangheta-s dhe organizatave kriminale shqiptare, të cilat, të forta në shumë vende evropiane dhe më gjerë, garantojnë kanale alternative furnizimi  dhe, mbi të gjitha, mundësinë e përdorimit të porteve të huaja, ku ato ushtrojnë kontrollin e tyre, për të diversifikuar rrugët e drogës.

Një 46-vjeçar shqiptar ishte përgjegjës për shpërndarjen e drogës në Romë, ndërsa kontaktet midis bashkëpunëtorëve mbroheshin nga sistemet anti-përgjim me programe telefonike të koduara. Pesë të dyshuar u kapën në Spanjë me bashkëpunimin e policisë lokale.

Midis të arrestuarve është edhe 37-vjeçari Riza Muco, shqiptar, i përfshirë në gjyqin e zhvilluar në Latina së bashku me të bashkëpandehurit e Fondi-t, Vincenzo Zizzo dhe Pasquale Spirito. Gjyqi, i njohur sepse Zizzo akuzohet se ka dhënë urdhrin për të kryer një sulm me zjarrvënie ndaj kryetarit të bashkisë së Lenola-s, Fernando Magnafico, akuzon Spiriton dhe Riza Mucon për trafik narkotikësh.Në veçanti, 38-vjeçari shqiptar akuzohet se u ka furnizuar dy të bashkëpandehurve 10 kilogramë drogë, gati për shitje. Si pjesë e Operacionit “Anemone” ka urdhëruar dënimin me burg për Riza Mucon, duke e akuzuar atë si pjesë të organizatës së tipit Ndrangheta të udhëhequr nga Marando, pasi ai “ishte i përfshirë në bashkëpunim në importimin dhe shpërndarjen e narkotikëve si kokaina, hashashi dhe marijuana”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIHAPET ÇËSHTJA PAS 17-VITESH/ Mësuesja italiane u vra dhe krimi mbeti pa autor, tani dyshohet se e kreu një 47-vjeçare shqiptare
Previous article ZJARR NË KODRËN ME PISHA NË POLIÇAN/ Era dhe terreni favorizuan flakët, efektivët e shuajnë me pompa shpine

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT