Një operacion antidrogë u zhvillua në Fushë Krujë, ku u zbulua nja parcelë kanabisi me 900 fidanë.
Parcela e drogës u gjet në fshatin Shkozë Bardhë, ndërsa janë shoqëruar 2 persona, por pritet të ketë arrestime të tjera.
Në aksion morën pjesë efektiv të Krujës, Durrësit dhe FNSH.


